Sot do të mbahet gjyqi për katër të arrestuarit pas shpërthimit me tritol ku humbi jetën Hysni Ymeri pak ditë më parë në Shkodër. Shtetasit Gerti Bushati, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj dhe Gjergji Zefi, kanë mbërritur në Gjykatën e Shkodrës, raporton korrespodenti i Top Channel, Klodian Zhivani.