Një shpërthim me eksploziv tronditi Beratin në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele. Lënda plasëse ishte hedhur në derën e lokalit të Sali Fetiu, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Ky lokal ka rreth dy vite që nuk është në përdorim, çka e shtyu grupin hetimor të mendojnë për një konflikt të mundshëm të pronarëve të tij dhe jo për konflikt biznesi.