Ekipet e shpëtimit në Sicili, që po kërkojnë për të mbijetuar gjetën edhe katër trupa të tjerë nën rrënojat e dy ndërtesave që u shembën pas shpërthimit të gazit këtë fundjavë. Punonjësit e ndihmës lokalizuan 4 nga 6 personat që ende konsideroheshin të zhdukur pas ngjarjes së rëndë, cka e con në 7 bilancin e viktimave në Ravanusa. Pak shpresa ka që të shpëtohen edhe dy personat e mbetur, pasi nga shembja e objektit tashmë kanë kaluar 30 orë.