Një ditë më parë është carë diga e ujëmbledhësit në Bunec, e fshatit Sasaj në Lukovë, duke bërë që uji të vërshojë furishëm. Siç shihet nga pamjet e filmuara nga banorët e zonës, uji vërshon me presion, ndërsa siç bëri me një dije ministria e mbrojtjes, si pasojë u dëmtuan 12 biznese, si dhe baza ushqimore dhe blegtorale e dy banesave.