Spitalet pediatrike në Pekin janë mbushur plot: Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që nga mesi i tetorit në veriun e Kinës është raportuar një “bum” rastesh me simptoma të ngjashme me gripin. Është tipike që në dimër me uljen e temperaturave, të shtohen episode e sëmundjeve infektive të frymëmarrjes.