Mbi 32 të vdekur e 150 të plagosur, bilanci i shpërthimit të fuqishëm në një xhami të mbushur plot me besimtarë në Pakistanin veriperëndimor, është tragjik. Një pjesë e godinës është shembur krejtësisht, duke bllokuar sipas zyrtarëve vendas, disa njerëz nën gërmadha. Pjesa më e madhe e viktimave ishin efektivë policie, e besohet se ata kanë qenë dhe shënjestra kryesore e sulmit.