Nje shperthim me lende plasese prishi qetesine e Shkodres, mbremjen e se Martes. Ngjarja ndodhi Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, te dera e një biznesi që operon në fushën e reklamave., dyshohet se është vendosur një sasi lënde plasëse, e ngjashme me tritol. Shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale në hyrjen e subjektit, ndërsa fatmirësisht nuk ka persona të lënduar pasi biznesi ishte i mbyllur. Policia e cila mberriti ne vendin e ngjarjes ka sekuestruar kamerat e sigurise ku dallohen autoret teksa po punon per identifikimin e tyre. Nderkohe po merret ne pyetje edhe drejtuesi i biznesit rreth ndonje konflikti te mundshem.