Në një rrugë pa krye duket se janë orientuar hetimet për zbardhjen e sulmit me eksploziv ndaj një hoteli gati për inaugurim mbrëmjen e së mërkurës në Sarandë. Megjithëse ky është një sulm i përsëritur ndaj këtij objekti pas atij në shkurt të vitit të kaluar sërish pronari i tij këmbëngul para uniformave blu se nuk ka konflikte me askënd.