Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës në oborrin e zyrave të OSHEE-së në fshatin Bushat të Vaut të Dejës. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE-së, të parkuara në oborr. “Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia. Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.