Një shperthim i fuqishem i mori jeten Hysni Ymerit, 67 vjec. Ngjarja ndodhi ne lagjen “Manush Alimani” ne Shkoder, paraditen e se Henes. Ai ishte duke kaluar para boksit elektrit, te vendosur ne katin e pare te pallatit kur ka ndodhur shperthimi. Per pasoje, ai mori plage te renda e me pas nderroi jete ne Spitalin Rajonal te Shkodres. Policia e Shtetit ne komunikaten zyrtare thote se shperthimi ndodhi ne boksin elektrik por pa percaktuar shkakun. Fuqia plasese ishte aq e forte sa e gjithe kutia eshte shkaterruar ku pjeset e saj kane perfunduar deri ne rruge dhe shkallet e pallatit e gjithcka tjeter qe ndodhej aty afer jane demtuar.