Shpërthimi në një pallat në lagjen “Partizani” në Elbasan ka tronditur banorët, që tregojnë se shpërthimi ishte i fortë. “23:15 ka qenë ora, as kur ka rënë tërmet nuk është tundur shtëpia ime ashtu. Aq u trembën sa nuk ka ku shkon”, shprehet një dëshmitare për korrespondenten e Top Channel, Bruna Kërçyku.