Amortizimi i linjës kryesore të tubacionit në Bulqizë ka krijuar dëmtime dhe për pasojë uji ka shpërthyer në sipërfaqe. Siç shihet edhe nga pamjet, uji ka vërshuar edhe në rrugët e lagjes së vjetër të qytetit. Një pjesë e bashkimit të tubacionit është në sipërfaqe dhe kjo mund të shkaktoje edhe helmim për banorët! Pak muaj më parë, në spitalin e Bulqizës u paraqitën disa persona me shenja helmimi për shkak të ujit, pasi tubacioni vjen nga zona e parë e minierave.