Një granatë dore është hedhur në oborrin e një banese në fshatin Bulgarec. Nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale, ndërsa autori nuk dihet. Banesa ishte e braktisur pasi pronarët e shtëpisë nuk jetojnë më. Eqerem Leshnja, kushëriri i parë i pronarit pohon se për pronën ka një konflikt familjar, mosmarrëveshje pasi kërkojnë pjesë motrat.