Ka ndërruar jetë 55-vjeçari që mbeti i plagosur nga shpërthimi në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, ku dyshohet se ka shpërthyer paneli i matëseve të energjisë elektrike. “Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike.