Një automjet tip “ Land Rover” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “ Vajkan”. Fatmirësisht shoferi dhe një pasagjer kanë mundur te dalin në kohë nga makina e cila është shkrumbuar pothuajse totalisht, raporton korrespodenti i Top Channel, Neritan Trifoni.