Nuk ka qetësi për rajonet pranë Etnës në Itali: Vullkani drithërues shpërtheu sërish, duke ngritur në ajër një shtëllungë tymi e hiri 12 km të lartë, e cila është parë deri edhe nga astronautët. Aeroporti i dytë më i madh ndërkombëtar i Silicisë, Vincenzo Bellini, u mbyll përkohësisht ndërsa hiri vullkanik ka mbuluar rrugë, tarraca banesash e ballkone në fshatrat atyre pranë.