Në një farmaci në qendër të Lionit, testet e Covid 19 kanë rinisur, e gjurmimi po tregon një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive. “Janë shtuar në mënyrë të frikshme”, thotë farmacisti Erwan Greaud, që këto ditët e fundit, ka numëruar mbi 50% infektime mes personave që kanë kërkuar të testohen. Për Agjensinë franceze të Shëndetit Publik, “vala epidemike” në rajonin e Rhone-s, është e një “dinamike amflikuese”.