Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e Radisson Blu në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë. "AquaDom" - shtëpia e 1500 peshqve tropikal - është 14 m i lartë dhe është cilësuar si akuariumi cilindrik më i madh në botë. Policia tha se kishte pasur "dëmtime të jashtëzakonshme" dhe dy persona u plagosën nga thyerja e copave të xhamit, të cilat janë shpërndarë edhe në rrugën para godinës