Ujërat e zeza kanë mbuluar hapësirën ku ndodhet i mbuluar një nga mozaikët më të rrallë të zbuluar ndonjëherë në vendin tonë. Mozaiku i punuar me gurë ngjyrë blu dhe bezhë u zbulua tetorin e kaluar në një thellësi prej 6 metrash, gjatë hapjes së themeleve për rindërtimin e gjimnazit “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Sipas arkeologëve, ai i përket shekullit të I-II të erës sonë, ndërsa vetë siti përfshin edhe gjetje të periudhave më të hershme, që dëshmojnë dhe nivelin e lartë të jetesës në qytetin e lashtë në fillim të erës së re.