Devijimi i hetimeve nga dy prokurorët e SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi, për ish Ministrin e Financave Arben Ahmetaj, tashmë është një fakt i provuar. Në shkresën me numër protokolli 1870 datë 9 shkurt, që SPAK ka dorëzuar në Top Channel për këqyrjen dhe marrjen e provave të publikuar në emisionin Inside Story me titull ‘Korrupsioni i Arben Ahmetajt’, lihet dyshimi i fortë për devijim hetimesh. Veprimet, siç thuhet aty kryhen në kuadër të hetimeve për dosjen me numër 277 fraksion 1 të hapur vitin e kaluar.