Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e aksionin në hotelin në Orikum, ku fshihej Flodian Plaku, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjës. Gjatë kontrollit fizik dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë, 25 000 euro cash dhe 7 celularë. Sikurse duket nga videoja, në tavolinën ku po konsumonte drekë, Plaku kishte vendosur dy pistoleta.