Policia e Vlorës ka publikuar pamjet e aksionin në hotelin në Orikum, ku fshihej Flodian Plaku, i dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjës. Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit: •Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.