Këtë vit, nis rrugëtimin kompeticioni më i ri i UEFA, Conferencë League, një eveniment që do të ulë siparin e saj pikërisht në Tiranë në Air Albania Stadium me finalen e 25 majit të vitit të ardhshëm. Kategoria Superiore do të përfaqësohet nga 3 skuadra në këtë kompeticion; Vllaznia, Partizani, Laci, të cilat këtë të martë mësuan emrat e kundërshtarëve të tyre në raundin e parë kualifikues në shortin e hedhur në Nyon të Zvicrës.