Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Pedonalen e Bulqizës, aty ku shoferi ka rrezikuar jetën e banorëve dhe shkatërruar bizneset. Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se si mjeti është future në trotuar aty ku ka mbetur i bllokuar, pasi është përplasur me një ndërtesë. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.