Policia Rrugore njofton se gjatë kontrolleve të fundit ka vënë në pranga dy shtetas që drejtonin automjetet në efektin e lëndëve narkotike. Që nga nisja e testimeve me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti janë arrestuar 26 drejtues mjetesh që kanë rezultuar nën efektin e narkotikëve në timon.