Kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski pati një ftesë të drejtpërdrejtë për Kosovën dhe Albin Kurtin: Bashkohuni me Open Balkan, është më e mira për të gjithë! Ftesa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti është e hapur. Ne i bëjmë thirrje të na bashkohen të gjithë. Na priftë e mbara në këto procese që kemi nisur. Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe se vendi i secilit vend të rajonit është në Bashkimin Europian.