Top Channel/Shkup të shtëna në shesh, Mickovski: Donin të na fusnin në sherr me shqiptarët!
07/07/2022 19:17

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, qeveria maqedonase e shqyrtoi propozimin francez që synon të zhbllokojë ngërcin me Bullgarine dhe heqjen e vetos të saj që po mban peng nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Ekzekutivi i shtetit fqinj vendosi që kornizën negociuese t`ia kalojë tani për diskutim parlamentit ku do miratohen dhe konkluzionet lidhur me dokumentet e BE-së. Partia më e madhe opozitarë maqedonase, VMRO-DPMNE, i mbetet qëndrimit të saj se propozimi francez është në dëm të interesave të Maqedonisë së Veriut si shtet dhe qytetarëve të saj, pasi sipas saj vihet në rrezik identiteti dhe gjuha maqedonase. Përfaqësuesi i saj, Dragan Kovaçki është shprehur më herët se propozimi francez paraqet ultimatum të të gjitha kërkesave të palës bullgare. “Qeveria duhet të dëgjojë zërin e popullit dhe jo të vendosë në kundërshtim me vullnetin e tij. Përmes protestave, populli tha se nuk do të pranojë ultimatum. Kovaçevski dhe Qeveria tani duhet të tregojnë nëse janë me popullin e vet apo kundër tij”, u shpreh politikani opozitar. Prej ditësh, Shkupi është bërë skenë e protestave të dhunshme kundër këtij propozimi, për të cilin demonstruesit thonë se rrezikon gjuhën dhe identitetin maqedonas. Tensionet janë të larta, e policia maqedonase së fundi parandaloi një incident madhor gjatë protestave. Një person u arrestua pasi qëlloi disa herë me armë zjarri, të shtëna këto për të cilat kreu i opozitës, Hristian Mickovski, i cili ishte duke marrë pjesë në protestë, pretendon se e kishin atë të shënjestër. Përpara sheshit Skëndërbeu janë dëgjuar sërish thirrje antishqiptare sërish teksa protestuesit u përplasën me policinë. Këtu filloi dhe incidenti me hedhjen e gurëve ndaj objekteve dhe veturave në afërsi të sheshit ku ndodhet edhe një hotel pronari, pikërisht personi që shtiu me armë zjarri dhe u prangos më pas nga efektivët. Mickovski foli për një montazh klasik politik. “Ky duhej të dukej si një konflikt ndëretnik. Kam marrë informata joformale për eliminimin tim nga autoritetet. Pamë persona me armë, pati edhe të shtëna, policia iku. Kam një mesazh për shqiptarët: Ne duhet ta ndërtojmë bashkë ardhmërinë ashtu siç e kemi ndërtuar me shekuj. Një mesazh për maqedonasit, të qëndrojmë dinjitoz dhe të luftojmë", deklaroi ai. Pamjet: AFP

Top News- ‘Serbët të acaruar, janë në dëshpërim’/ Kurti: Provokimet rreth kufirit po shtohen
20/03 13:32
Top News – Lëkundet Janina dhe Filati, katër tërmete pranë kufirit me Shqipërinë
20/03 12:30
Top News- ‘Në Ballkan përplasen interesa të mëdha’/ Raporti: Ndikimi rus, rrezik për rajonin
20/03 12:28
Top News – Greqia rrëzon raketat balistike të Iranit / Sistemi Patriot i vendosur në Arabinë Saudite
19/03 14:45
Top News – Pro dhe kundër luftës në Iran. Si u nda rajoni për konfliktin në Lindjen e Mesme
18/03 13:55
Top News – Nga Kosova, në Kroaci e Serbi. Si po ndërhyjnë qeveritë te çmimi i karburanteve
18/03 13:18
Top News – Aksident në vendin e punës. 4 shqiptarë humbin jetën në Vjenë, 1 në gjendje kritike
18/03 10:01
Top News- BE humb durimin me Vuçiç, vjen goditja e parë për Serbinë nga unioni
17/03 22:28
Top News- Kryeministri i Rep. Srpska jep dorëheqje: Qëllimi, të sigurohet legjitimiteti i qeverisë
16/03 18:30
Top News – Një vit nga tragjedia e Koçanit/ Familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi
16/03 15:14
Top News – Greqia hyn në epokën e astronautëve / Shkencëtari i bashkohet trajnimit të ESA-s
16/03 14:15
Top News – Debati për gjuhën shqipe në RMV. Ministri Hoxha telefonatë me homologun maqedonas
16/03 11:13
Top News- Vuçiç blen raketat supersonike nga Kina: Po përgatitemi për sulm nga Tirana, Prishtina e…
13/03 11:01
Top News- ‘Zë i fortë për shqiptarët në Preshevë’/ Begaj: Do garantojmë mbrojtjen e të drejtave
12/03 18:28
Top News- Rama rrëzon pretendimet e Vuçiç/ ‘E ka makth Kosovën, s’ka aleancë kundër Serbisë’
12/03 14:51
Top News-‘5 vendet e BE të njohin Kosovën’/ PE: Dialogu me Serbinë kyç për integrimin
12/03 14:37
Top News- Fluturimet misterioze mes Tel Avivit e Beogradit/ Dyshime për transport armësh në Izrael
11/03 14:48
Top News- Serbë për të trazuar Europën/ Gjykatat serbe: U paguan nga shërbimi i inteligjencës ruse
10/03 10:17
Top News- Rikthimi i shërbimit ushtarak/ Nis rekrutimi i ushtarëve në Kroaci, dy muaj uniformë
09/03 11:07
Top News – Serbia përgatitet për luftë. Vuçiç, 6 mld euro për ushtrinë-Do blejmë gjithçka
07/03 18:00
DIGITALB DIGITALB