Shqiptarët mund të dalin nga qeveria maqedonase, e kjo për shkak të një kushti të vendosur prej partisë kryesore opozitare të vendit, VMRO-DPMNE. Kjo e fundit ka kërkuar largimin e Bashkimit Demokratik për Integrim nga koalicioni qeverisës që të mbështesë miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe insiston për formimin e një Qeverie të zgjeruar pa BDI-në.