Një biznes është shkrumbuar ditën e sotme në Xhafzotaj të Durrësit. Zjarri ka rënë në një servis dhe pikë këmbimi automjetesh në pronësi të shtetasit A. Sulaj. Për shkak të materialeve brenda servisit, tip kapanon, si goma, bateri, sedilje automjetesh etj., përmasat e zjarrit kanë qenë të konsiderueshme.