Bashkia e Kurbinit nga kjo e hënë është pa gjykatë. E gjithë trupa gjyqësore e këtij qyteti është transferoheruar në gjykatën e Lezhës ku dhe do të ushtrojë aktivitetin e saj për vitet në vijim. Ndërkohë dosjet, përfshirë ato të rëndësishme, kanë kaluar tashmë në Lezhë ku dhe do të shortohen më pas për t’u gjykuar. po ashtu janë mbyllur gjykatat e shkallës së parë në Tropojë, Mat, Pukë, Krujë, Kavajë, Lushnjë, Përmet edhe Pogradec.