Kryeministri Edi Rama këtë të premte takoi fermerët në Divjakë duke theksuar se mbështetja për bujqësinë nuk është ndalur vetëm te buxheti i shtetit. Bujqit mund të përfitojnë subvencione edhe nëpërmjet kanaleve të tjera, pasi mbështetja financiare nuk është problem, por mungesa e informacionit për të përthithur këto fonde mbetet ende një sfidë. Sipas tij nuk do të ketë mbështjetje të mjaftueshme nëse fermerët nuk paraqesin një projekt zhvillimi.