Numri i të arrestuarve në operacionin “Piqeras” në Vlorë ka shkuar në katër, pasi tre të tjerë u arrestuan. Ata u kapën në flagrancë duke transportuar me dy makina emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, ndërsa ishin bashkëpunëtorë me 21-vjeçarin e arrestuar gjatë fazës së parë të këtij operacioni.