Hetim i thelluar ka nisur për 44 persona, të cilët akuzohen për vendosjen e kamerave të paligjshme në Tiranë në ambiente publike, duke shkelur privatësinë e qytetarëve. Gjatë 24 orëve të fundit policia çmontoi 65 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, si dhe nisën hetimet për 7 shtetas, për ndërhyrje të padrejta në jetën private. Më herët janë çmontuar 155 kamera dhe nisën hetimet për 37 persona të tjerë, mes tyre edhe për të fortin e “Myslym Shyrit”, Gjergj Cukali.