Mund të jesh nesër një ekspert digjital, një specialist në komunikim, apo një diplomat; edhe nëse studion në Akademinë e Forcave të Armatosura. Për të gjithë maturantët me mesatare mbi 6.5, aplikimet janë të hapura deri më 3 gusht në U-Albania për 4 programe studimi: shkenca ushtarake, teknologji informacioni, marrëdhënie ndërkombëtare apo shkencat e komunikimit në fushën e mbrojtjes.