Jo të gjithë e dinë se Perandoria Austro-Hungareze, në jo më shumë se dy vjet e gjysëm që qëndroi në Shqipëri, nga Vjosa e lart hapi 1200 shkolla. Një prej tyre është edhe shkolla e Labinotit, në zonën e Çermenikës, përvjetori i 105 - i se cilës solli në këtë fshat ambasadorin e Austrisë në Tiranë Cristian Steiner.