Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e shkollës Bashkim Fino”, që po ndërtohet pranë Qytetit Studenti dhe shtoi se godinat e reja do të bëhen gati në verë, për t’u hapur në shtator. Ai tha se fokusi do të jetë edhe në shkollat në periferi të qytetit, si shkollat te zona e Freskut apo te “5 Maji”. Shkolla “Bashkim Fino” do të ketë 30 klasa me nga 30 nxënës.