Personi që vendosi një sasi lende plasëse në derën e një agjencie funerale në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër, gjatë orëve të para të mëngjesit më 29 gusht, është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim. Personi i identifikuar është një 35-vjeçar B.P i cili ka precedent penal për armëmbajtje pa leje.