Një institucion kredidhënës, është grabitur me dhunë sot në Shkodër. Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit, rreth orës 15:30, kur një person është futur në ambientet e brendshme me një çekiç dhe ka kërcënuar punonjësit. Me forcë, ai ka arritur të marrë rreth 1 milion lekë të vjetra dhe më pas është larguar. Dyshohet se personi është pritur nga një makinë jashtë, me të cilën janë larguar. Të gjitha veprimet e tij janë filmuar nga kamerat e sigurisë dhe policia po punon për identifikimin e tij.