Shumë shkencëtarë mendojnë se gripi është patogjeni që ka më shumë gjasa të shkaktojë një pandemi të re në të ardhmen e afërt. Ky lajm ka dalë nga mediat britanike, ku sipas tyre një sondazh ndërkombëtar, që do të publikohet fundjavën e ardhshme , do të zbulojë se 57% e ekspertëve të lartë të sëmundjeve, tani besojnë se një lloj i virusit të gripit do të jetë shkaku i pandemisë së ardhshme të sëmundjeve infektive vdekjeprurëse.