Shqipëria dhe Kosova janë duke përballuar një situatë të vështirë energjetike. Shqipëria ka pasur 55% më pak reshje hidrike këtë vit, ndërsa Kosova nuk i ka në funksion të plotë të gjithë termocentralet e saj. Kështu vendet kanë importuar energji elektrike me çmime rekord, ndërsa kanë prezantuar edhe rritje të tarifave nëpërmjet fashave të energjisë Në Kosovë ato hynë në fuqi në 9 shkurt. Në krahun tjetër të kufirit qytetarët paguajnë dy tarifa të ndryshme, atë në pik gjatë ditës dhe një tjetër më të ulët gjatë natës.