Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme SPAK paraditen e sotme. Mësohet se Berisha është thirrur për t’u marrë në pyetje nga prokurorët, por ende nuk dihen detaje për çështjen që do të pyetet në ambientet e Strukturës së Posaçme.