Shkëlzen Berisha është deklaruar për mediat pas marrjes në pyetje për rreth 40 minuta nga GJKKO për çështjen e Gërdecit. Para gazetarëve, Shkëlzen Berisha sqaroi se takimet me ish-ministrat Aldo Bumçi dhe Fatmir Mediun kanë qenë personale, dhe jo në lidhje me punën. Berisha i ndau në tre kategori 71 dëshmitarët e gjyqit të Gërdecit, familjarët e prekur, pala që ka qenë në pushtet dhe kompania e demontimit, por sipas tij ai nuk bën pjesë në asnjë nga këto tre kategori.