Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të së dielës në Kosovë, treguan se në 21 nga 38 komunat e vendit do të ketë një raund të dytë votimesh duke qenë se asnjëri nga kandidatët nuk ka siguruar mjaftueshëm vota për t’u zgjedhur në raundin e parë. Edhe pse Fitore Pacolli nga Vetëvendosja, u shpreh e bindur se kjo lëvizje do të triumfojë në qytetet e mëdha, ajo ende nuk ka fituar asnjë komunë ndërsa në 12 prej tyre shkon në balotazh.