Shkon në 74 numri i drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e detyrimeve ligjore apo të masave administrative. Policia Rrugore e Tiranës ka ndaluar në rrugën “Teg-Sauk”, automjetin me drejtues shtetasin F. ZH., 51 vjeç, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të automjetit. Në rrugën “Ferit Xhajko” policia ka ndaluar automjetin me drejtues shtetasi S. F., 37 vjeç, i cili nuk kishte vendosur rripin e sigurimit.