Top Channel/ Shkatërrohet rrjeti i hakerave! Mashtruan me 49 milionë llogari false
22/10/2025 19:37

Një operacion i gjerë ndërkombëtar kundër krimit kibernetik, i koduar “SIMCARTEL”, është finalizuar me 7 arrestime dhe shkatërrimin e një rrjeti të sofistikuar kriminal që vepronte në disa vende të Europës. Operacioni u zhvillua më 10 tetor në Letoni, ku u arrestuan pesë shtetas letonë, ndërsa gjatë aksionit u sekuestruan 5 servera, 1 200 pajisje SIM-box dhe 40 000 SIM karta aktive. Dy persona të tjerë u arrestuan në vijim të hetimeve. Sipas Europol dhe Eurojust, rrjeti ishte përfshirë në më shumë se 3 200 raste mashtrimi kibernetik, duke shkaktuar një dëm financiar prej miliona eurosh – vetëm në Austri, rreth 4.5 milionë euro, dhe 420 mijë euro në Letoni. Përmes një shërbimi online, rrjeti u jepte numra telefoni të regjistruar në mbi 80 vende, të përdorur për phishing dhe smishing – mashtrime përmes email-eve dhe mesazheve telefonike, që synonin të vidhnin të dhëna personale dhe llogari bankare të qytetarëve. Hetimet zbuluan se përmes këtij rrjeti ishin krijuar rreth 49 milionë llogari online false, të përdorura për mashtrime financiare, trafikim, zhvatje dhe shpërndarje të materialeve të abuzimit seksual me fëmijë. Në total, gjatë operacionit u kryen 26 kontrolle, u sekuestruan qindra mijëra SIM karta të tjera, 4 automjete luksoze, ndërsa autoritetet ngrinë 431 mijë euro në llogari bankare dhe 333 mijë dollarë në kriptomonedha. Operacioni u zhvillua në bashkëpunim mes Austrias, Estonisë, Finlandës dhe Letonisë, nën koordinimin e Europol dhe Eurojust. Hetimet për rrjetin e gjerë të krimit kibernetik vijojnë, pasi autoritetet dyshojnë se dëmi i shkaktuar mund të jetë shumë më i madh se ai i dokumentuar deri tani.

Top Channel/ Referendumi për reformën në Drejtësi, pjesëmarrje rekord e votuesve në Itali!
23/03 12:01
Top Channel/ Nafta 2.1 euro, ndërhyn qeveria e Mitsotakis: Do të subvencionojë shteti grek!
23/03 12:01
Top Channel/ Tragjedi në Nju Jork, avioni përplaset në pistë: Dy të vdekur, mbyllet LaGuardia!
23/03 11:49
Top News – Do minojë të gjithë Gjirin Persik / Irani kërcënon: Sulmi nga deti mbyll gjithë rajonin
23/03 11:39
Top News – Tanket ruse mësyjnë Ukrainën / Nis ofensiva pranverore, Zelenski shqetësohet për Iranin
23/03 11:35
Top News – Avioni përplaset me kamionin / Vriten dy pilotët, tragjedi në LaGuardia të Nju Jorkut
23/03 11:29
Top News – Automjetet rrëmbehen nga uji / Pesë viktima në 24 orë, shi i çmendur e përmbytje
23/03 11:28
Top News – Luftë të gjatë kundër Iranit… / Izraeli paralajmëron qytetarët: ‘Përgatituni për…’
23/03 11:26
Top Channel/ “Irani do sulmojë Parisin, Londrën e Berlinin”: NATO nuk konfirmon!
23/03 11:09
Top Channel/ Irani sfidon Trump: Do minojmë të gjithë Hormuzin! Izraeli gati për luftë të zgjatur!
23/03 11:08
Top News – ‘Ti nazist sjell vetëm vdekje’. Gruaja izraelite përballet me ministrin e Brendshëm
23/03 11:02
Top News – Bursat në pikiatë. Irani zhyt ekonominë globale në pasiguri
23/03 10:00
Top Channel/ Referendumi për drejtësinë në Itali. Test për mbështetjen që ka Meloni
23/03 00:01
Top Channel/ Irani mund të godasë Britaninë? E vërteta që fshihet pas deklaratës së Izraelit
22/03 23:17
Top Channel/ Irani i përgjigjet Trump: Hormuzi mbyllet përfundimisht, nëse sulmoni termocentralet
22/03 23:08
Top News-Ministri hungarez ‘spiunoi’ BE-në. Telefononte Lavrov gjatë takimeve të liderëve europianë’
22/03 18:42
Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
DIGITALB DIGITALB