Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga bashkia. Drejtuesi i kamionit me iniciale F. K. po shkarkonte materialet në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Perivolos”, në fshatin Dhërmi. Menjëherë pas njoftimit policia ka kryer kontrollin, duke konstatuar hedhjen e materialeve që dëmtojnë mjedisin dhe ajrin. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.