Është shkarkuar nga detyra e nënkryetarit të bashkisë së Durrësit Arbër Braho, djali i ish-deputetit socialist Spartak Braho. Përplasjet brenda bashkisë me kryetaren në detyrë Emiriana Sako, si dhe deklarimi se është ish-kryetari Vangjush Dako që de facto e drejton Bashkinë e Durrësit dhe abuzimet e shumta që bëhen në të me fondet publike, i ka kushtuar vendin e punës Brahos.