Qeveria holandeze u shemb pas anëtarët e koalicionit në pushtet nuk arritën dot një marrëveshje për kufizimin e emigracionit. Kryeministri Mark Rutte njoftoi se do t`i paraqes dorëheqjen e tij mbretit duke i hapur rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të reja në vjeshtë. Rutte ka qenë në pushtet që nga 2010-ta cka e bën atë liderin e dytë më jetëgjatë në detyrë të Europës.