Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë filluar prej orës 11:00 të paradites kanë larguar pushuesit vendas dhe turistët e huaj nga plazhi i Vlorës. Të gjitha plazhet e qytetit janë boshatisur nga pushuesit dhe turistët të cilët si rrjedhojë e shiut janë larguar me shpejtësi. Pronarët e plazheve kanë zgjedhur që çadrat dhe shezlongët t’i mbyllin dhe t’i sigurojnë nga era bregdetare, e cila vijon prej disa orësh në bregdet.