Përjashtimi për pesë vite i tre klubeve të kategorisë së dytë konsiderohet si një hap i parë i ndëshkimit të këtij fenomeni me përditësimin e kodit të etikës së futbollit. Në pamje të parë një vendim me dorë të hekurt, por për oficerin e integritetit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit është dënimi minimal ndaj këtij fenomeni.